113 deputetë të pranishëm, nis seanca- a do të sigurojë Kurti votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeministër?
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me një orë vonesë, ku pritet të votohet për zgjedhjen e qeverisë së re. Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, do të paraqesë para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar, por paraprakisht nuk ka arritur ndonjë marrëveshje politike që do t’i siguronte shumicën parlamentare. Në seancë të pranishëm janë…
Lajme
Ka filluar seanca plenare e Kuvendit të Kosovës me një orë vonesë, ku pritet të votohet për zgjedhjen e qeverisë së re. Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, do të paraqesë para deputetëve përbërjen e kabinetit qeveritar, por paraprakisht nuk ka arritur ndonjë marrëveshje politike që do t’i siguronte shumicën parlamentare.
Në seancë të pranishëm janë 113 deputetë, transmeton lajmi.net.
Lëvizjes Vetëvendosje, kryetar i së cilës është Kurti, i duhen së paku edhe pesë vota që të sigurojë minimumin e nevojshëm prej 61 sosh për votimin e suksesshëm të qeverisë së re.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, kjo parti ka siguruar 48 deputetë në Kuvend, ndërkaq përkrahje ka siguruar edhe nga tetë deputetë të komuniteteve jo shumicë.
Para fillimit të seancës së sotme, përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate deklaruan se nuk do të votojnë për qeverinë Kurti III./Lajmi.net/