Atentati kundër Trumpit, Rama: Zoti e shpëtoi që ai ta shpëtojë Evropën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, dha lëvdata për presidentin amerikan, Donald Trump. Ai tha se Trumpi është tejet angazhues. Mes tjerash, në një intervistë në Berlin, Rama tha se Zoti shpëtoi Donald Trumpin në atentatin që iu bë kundër tij para më shumë se një viti, siç…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në sesionin e liderëve të Berlin Global Dialogue, dha lëvdata për presidentin amerikan, Donald Trump.
Ai tha se Trumpi është tejet angazhues.
Mes tjerash, në një intervistë në Berlin, Rama tha se Zoti shpëtoi Donald Trumpin në atentatin që iu bë kundër tij para më shumë se një viti, siç thotë kryeministri, për ta shpëtuar edhe Evropën.
“Por nëse flasim për Evropën, unë vazhdoj të besoj se kur Donald Trump tha, e ndoshta vazhdon të thotë se Zoti kishte një plan për të dhe Amerikën, prandaj edhe Zoti e shpëtoi nga përpjekja e tmerrshme për ta vrarë, unë mendoj se kjo është vetëm gjysma e së vërtetës, sepse gjysma tjetër e së vërtetës është se Zoti e shpëtoi për të shpëtuar edhe Evropën, në kuptimin që Evropa duhet të mbledh veten dhe të kuptojë sa më shpejtë se në qoftë se do të ruaj rëndësinë e saj duhet të ndryshojë, dhe duhet të ndryshojë shpejtë”, u shpreh kryeministri shqiptar.