Kurti nuk e flet asnjë fjalë se a i ka numrat për formimin e Qeverisë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me sigurimin e 61 votave të nevojshme për formimin e qeverisë së re. Gjatë paraqitjes së tij publike të shtunën, Kurti ka injoruar interesimin e mediave për zhvillimet politike dhe nuk ka dhënë asnjë koment mbi negociatat për krijimin e…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve lidhur me sigurimin e 61 votave të nevojshme për formimin e qeverisë së re.
Gjatë paraqitjes së tij publike të shtunën, Kurti ka injoruar interesimin e mediave për zhvillimet politike dhe nuk ka dhënë asnjë koment mbi negociatat për krijimin e shumicës parlamentare.
Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re pritet të mbahet të dielën në Kuvendin e Kosovës, ndërsa ende mbetet e paqartë nëse Lëvizja Vetëvendosje do të arrijë të sigurojë mbështetjen e mjaftueshme për formimin e kabinetit.
Kurti mori pjesë në konferencën “Software Freedom Kosova 2025”, ngjarja më e madhe vjetore në Evropën Juglindore kushtuar softuerit të lirë dhe me burim të hapur, e organizuar nga Free Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK)./Lajmi.net/