Bajqinovci pas incidentit të Zemajt: LDK-ja para balotazhit është bërë agresive

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas përfshirjes së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në një incident fizik në sheshin e Prishtinës. Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka kritikuar LDK-në, duke e cilësuar si “agresive” në prag të balotazhit, raporton lajmi.net “LDK-ja para balotazhit është bërë agresive. Në vend që…

Lajme

24/10/2025 17:29

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas përfshirjes së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, në një incident fizik në sheshin e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka kritikuar LDK-në, duke e cilësuar si “agresive” në prag të balotazhit, raporton lajmi.net

“LDK-ja para balotazhit është bërë agresive. Në vend që të kërkojë votën me ide e projekte, po tenton ta fitojë duke i grushtuar qytetarët në sheshin e Prishtinës”, ka shkruar Bajqinovci./Lajmi.net/