I dënuar në mungesë për kultivim droge në Kosovë, arrestohet në Tiranë 49-vjeçari, pritet ekstradimi
Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor në Shqipëri, të koduar “Operacionalja 69”. Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për…
Lajme
Një 49-vjeçar është arrestuar në kuadër të operacionit policor në Shqipëri, të koduar “Operacionalja 69”.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.