Parashikimi i motit për të premten: Vranësira dhe intervale dielli, deri në 22 gradë Celsius

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e premte do të karakterizohet nga moti kryesisht i vranët, por me intervale me diell gjatë orëve të ditës në shumicën e rajoneve të vendit. Temperaturat minimale do të sillen nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius, duke…

Lajme

23/10/2025 23:38

Sipas parashikimeve meteorologjike, dita e premte do të karakterizohet nga moti kryesisht i vranët, por me intervale me diell gjatë orëve të ditës në shumicën e rajoneve të vendit.

Temperaturat minimale do të sillen nga 3 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius, duke e bërë ditën relativisht të butë për këtë periudhë të vjeshtës, transmeton lajmi.net.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, ndërsa reshje të mundshme nuk parashikohen.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se kushtet atmosferike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, por mëngjeset do të jenë të ftohta, sidomos në viset e larta malore./lajmi.net/