Aksident trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, lëndohet një këmbësor
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, e ka konfirmuar rastin për lajmi.net, duke bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore, raporton lajmi.net
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën ‘Bill Klinton’. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor”, tha Pllana.
Sipas tij, me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit, e cila po heton shkaqet dhe rrethanat e aksidentit./Lajmi.net/