Bexhet Xheladini nga LDK-ja i hapur për koalicione në Dragash
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është e hapur për bisedime dhe koalicione. Xheladini tha se nuk ekzistojnë “vija të kuqe” për asnjë parti politike dhe se ai ka autorizim të plotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të negociuar pa nevojën…

Lajme
Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka deklaruar se partia që ai përfaqëson është e hapur për bisedime dhe koalicione.
Xheladini tha se nuk ekzistojnë “vija të kuqe” për asnjë parti politike dhe se ai ka autorizim të plotë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, për të negociuar pa nevojën e njoftimit të kryesisë qendrore.
“Si parti jemi të hapur për të ulur dhe biseduar. Nëse nuk arrijmë marrëveshje me VV-në apo ndonjë parti tjetër, ne do të bashkëpunojmë me votuesit dhe anëtarësinë e partive të ndryshme. Një marrëveshje koalicioni e kemi tashmë me partinë e Duda Baljes, ndërsa për të tjera ende nuk kemi arritur marrëveshje”, tha Xheladini në emisionin “Mesditë” në Tëvë1.
Ai gjithashtu shprehu bindjen se LDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet në rundin e dytë, duke shtuar se është i vendosur që të vazhdojë udhëheqjen e Komunës së Dragashit edhe për katër vitet e ardhshme.