Forcat e KFOR-it zhvillojnë misione ajrore manovruese mbi veriun e Kosovës për rritjen e gatishmërisë operacionale
Ushtarët amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni i manovrimit të Komandës Rajonale të Lindjes së KFOR-it, kanë kryer misione futjeje ajrore mbi veriun e Kosovës. Këto aktivitete që janë kryer gjatë ditës dhe natës me njësi aviacioni, KFOr ka thënë se u lejojnë patrullave të arrijnë në zona kyçe përgjatë Vijës Kufitare Administrative,…

Lajme
Ushtarët amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni i manovrimit të Komandës Rajonale të Lindjes së KFOR-it, kanë kryer misione futjeje ajrore mbi veriun e Kosovës.
Këto aktivitete që janë kryer gjatë ditës dhe natës me njësi aviacioni, KFOr ka thënë se u lejojnë patrullave të arrijnë në zona kyçe përgjatë Vijës Kufitare Administrative, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale midis forcave të KFOR-it në rajon.
“Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësisë, duke siguruar njëkohësisht efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën. KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Sundimit të Ligjit të Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: