Babai i lojtarit të Realit kërkon që klubi ta lirojë atë

Situata e Endrick te Real Madrid po tensionohet çdo ditë e më shumë. Sulmuesi brazilian ende nuk ka debutuar nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe mungesa e minutave po krijon pakënaqësi në familjen e tij. Endrick mbeti përsëri në stol në ndeshjen kundër Juventusit, ndërsa trajneri spanjoll zgjodhi Gonzalon. Kjo ka bërë që i ati…

Sport

23/10/2025 11:24

Situata e Endrick te Real Madrid po tensionohet çdo ditë e më shumë. Sulmuesi brazilian ende nuk ka debutuar nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe mungesa e minutave po krijon pakënaqësi në familjen e tij.

Endrick mbeti përsëri në stol në ndeshjen kundër Juventusit, ndërsa trajneri spanjoll zgjodhi Gonzalon. Kjo ka bërë që i ati i tij, Douglas Sousa, të reagojë publikisht. Ai komentoi në një postim në rrjetet sociale duke shkruar: “Palmeiras duhet të bëjë një ofertë, të paraqesë një projekt.”

Ky mesazh është interpretuar si një kërkesë e hapur për lirimin e lojtarit dhe një rikthim të mundshëm në klubin brazilian. Megjithatë, sipas “UOL Esporte”, Palmeiras e konsideron operacionin shumë të vështirë, pasi prioriteti i Endrick mbetet vazhdimi në futbollin evropian.

Nëse largimi ndodh në merkaton e janarit, sulmuesi 19-vjeçar mund të huazohet në një klub që i garanton më shumë minuta. Olympique de Marseille, Juventus dhe disa ekipe angleze kanë shfaqur interes për ta marrë.

Endrick, i krahasuar shpesh me bashkëkombësin Vitor Roque, po kalon një moment të vështirë në Madrid, ku konkurrenca për vendin e titullarit është e madhe dhe besimi i trajnerit mungon./kp