Ministria Infrastrukturës jep dy kontrata në vlerë 18 milionë euro, për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë dy kontrata milionëshe për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, saktësisht për Lot 1 dhe Lot 2 të cilat ishin kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në total, vlera e kontratave për të dy lotet sillet rreth 18 milionë euro. Për pjesën e parë të këtij tenderi, kanë…

Lajme

23/10/2025 09:57

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë dy kontrata milionëshe për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Pejë, segmenti Dollc-Zahaq, saktësisht për Lot 1 dhe Lot 2 të cilat ishin kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Në total, vlera e kontratave për të dy lotet sillet rreth 18 milionë euro.

Për pjesën e parë të këtij tenderi, kanë ofertuar 25 kompani. Oferta më e ulët ka qenë 8 milionë e 555 mijë euro, teksa më e larta 10 milionë e 596 mijë e 119 euro.

Fitues është shpallur grupi i operatorëve ekonomikë “Benita Company; Asfalt Group SH.P.K; Arfa Group SH.P.K; Fortesa SH.P.K; Saba Belca”.

25 kompani kanë ofertuar edhe për pjesën e dytë të këtij tenderi. 9 milionë e 244 mijë e 309 euro ka qenë oferta më e ulët, teksa 11 milionë e 892 mijë e 274 euro.

Këtë tender e ka fituar grupi i operatorëve ekonomik “Kosova Asfalt SH.P.K; EL-BAU SH.P.K; Gërlica-Company SH.P.K; Avag Group SH.P.K; Asfalt Corp. SH.P.K; Udha SH.P.K”, me çmimin e parë.

Të dy kontratat janë planifikuar të nënshkruhen sot.