Të dielën ndryshon ora, akrepat kthehen 60 minuta pas
Të dielën, më 26 tetor, vendi ynë do të kalojë nga ora verore në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke u bërë 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, ndërsa dita do të fillojë të errësohet më herët, shkruan…

Lajme
Të dielën, më 26 tetor, vendi ynë do të kalojë nga ora verore në orën dimërore. Në orën 03:00 të mëngjesit, akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke u bërë 02:00. Kjo do të thotë se qytetarët do të flenë një orë më shumë, ndërsa dita do të fillojë të errësohet më herët, shkruan rtsh.al.
Ndryshimi i orës zbatohet çdo vit në fund të tetorit, por ende nuk është arritur një marrëveshje për heqjen e kësaj praktike sezonale.
Propozimi i Komisionit Evropian për ta eliminuar ndryshimin e orës, i paraqitur në vitin 2019 dhe i mbështetur nga Parlamenti Evropian, nuk është miratuar ende nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.