Arifi: Kurti e VV’ja kanë krijuar përshtypje që në Kosovë është gjendje lufte

Analisti politik, Avni Arifi, foli rreth takimit të dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë në Këshillin e Sigurimit. Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Arifi tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendoje, me retorikën e tyre në fjalimet në OKB, dhanë përshtypje se Kosova është…

Lajme

23/10/2025 09:28

Analisti politik, Avni Arifi, foli rreth takimit të dytë të rregullt informues këtë vit mbi situatën në Kosovë në Këshillin e Sigurimit.

Mbrëmë, në “Rubikon” të Klan Kosovës, Arifi tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendoje, me retorikën e tyre në fjalimet në OKB, dhanë përshtypje se Kosova është në gjendje lufte

“Seancat në Këshillin e Sigurimit janë bërë për Kosovën çdo 3 muaj. Ka qenë ngjarje e madhe për Kosovën me qenë aty herën e parë. Pastaj ka qenë shumë e dobishme për ne me qenë deri përreth shpalljes së pavarësisë sepse kemi raportuar për progres. Që nga viti 2012-2013, Kosova ka marrë sugjerim edhe insistim prej vendeve aleate që me u përfaqësu në nivel të ulët, sepse nuk ka shkuar si ministre e Jashtme, por si përfaqësuese e institucioneve të përkohshme”.

“Në 2016, kur Kosova dërgoi Vlora Çitakun, ajo kishte një përfaqësim shumë të mirë, edhe populli e pëlqeu. Daçiqi e pati humbur krejt kompasin, dhe ishte folur që ka dashtë edhe fizikisht me sulmu, dhe kjo u pa si një fitore e madhe. Këta e panë si një makinë të mirë për me fitu vota në Kosovë. Dhe prej se ka ardh kjo Qeveri, kurrë nuk kanë lejuar ambasadori me përfaqësu. Por ja ka shkuar Vjosa, ja Albini, ja Donika, për me folë diçka të madhe, me e konfrontu. Këta me këtë gjuhën konfrontuese e kanë krijuar një përshtypje që në Kosovë ka shumë probleme, është gjendje lufte. Ti nuk gjen drejtësi në OKB, atyre iu intereson paqja”, u shpreh Arifi.