Kurti takohet me ministrin francez për Evropën, diskutohet për forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad. Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet  në Londër. Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e…

Lajme

23/10/2025 08:54

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet  në Londër.

Përmes një postimi në “X”, Kurti ka bërë të ditur se në takim është biseduar për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Francës, çështjet e sigurisë, zhvillimet rajonale si dhe procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“U takova me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër. Diskutuam forcimin e lidhjeve Kosovë-Francë, sigurinë, zhvillimet rajonale dhe integrimin në BE. Jam mirënjohës për mbështetjen e Francës si një anëtare kyçe e BE-së dhe për vlerat tona të përbashkëta që udhëheqin partneritetin tonë,” ka shkruar Kurti./Lajmi.net/