Përparim Rama: Rruga “Bob Doll” po zgjerohet në katër korsi, punët po zhvillohen me intensitet të lartë
Rruga “Bob Doll” në Prishtinë, po zgjerohet në katër korsi. Për këtë, po zhvillohen punime intensive. Punët i ka vizituar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. Në një video në rrjete social, ai ka thënë se punimet po zhvillohen në të gjitha pjesët e kryeqytetit, me intensitet të lartë e sipas planeve. “Rruga Bob Doll…

Lajme
Rruga “Bob Doll” në Prishtinë, po zgjerohet në katër korsi.
Për këtë, po zhvillohen punime intensive.
Punët i ka vizituar edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Në një video në rrjete social, ai ka thënë se punimet po zhvillohen në të gjitha pjesët e kryeqytetit, me intensitet të lartë e sipas planeve.
“Rruga Bob Doll tash po zgjerohet në katër korsi, fillimisht deri te Raiffaisen Bank, e vazhdojmë deri në fund që veç është katër korsi. Punët në të gjitha pjesët e kryeqytetit po zhvillohen sipas planifikimit me intensitet të lartë”, ka thënë Rama.