Rreth 30 nxënës raportohet të jenë helmuar në Vitromiricë të Pejës- detaje nga rasti

Një numër i madh i nxënësve në Vitromiricë të Pejës raportohet të jenë helmuar. Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, derisa detaje shtesë nuk janë dhënë nga Prokuroria. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se nxënësit kanë pranuar tretman mjekësor, raporton lajmi.net. “Sipas informacioneve të deritanishme që…

Lajme

22/10/2025 12:08

Një numër i madh i nxënësve në Vitromiricë të Pejës raportohet të jenë helmuar.

Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, derisa detaje shtesë nuk janë dhënë nga Prokuroria.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se nxënësit kanë pranuar tretman mjekësor, raporton lajmi.net.

“Sipas informacioneve të deritanishme që kemi, drejtoria e shkollës është njoftuar rreth orës 10 të mëngjesit se disa nxënës kanë shqetësime shëndetësore. Disa prej nxënësve janë bartur me autoambulancë për në QMF-në aty afër dhe kanë marrë tretman mjekësor, e më pas janë liruar në shtëpi. Me urdhër të prokurorit është ftuar për intervistim drejtori i shkollës, i cili e ka dhënë deklaratën e tij. Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse” tha Gashi.

Rasti po ashtu u konfirmua edhe nga Drejtori i Arsimit në Pejë, Naser Gega.

Gega deklaroi se janë rreth 30 nxënës të helmuar, por se ende nuk kanë informacione shtesë.

E në lidhje me këtë rast nga Spital ii Pejës thanë për lajmi.net se në spitalin e përgjithshëm nuk janë pranuar pacientë të mitur me simptoma të helmimit.

“Ju njoftojmë se gjatë ditës së hënë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë nuk janë pranuar pacientë të mitur me simptoma të helmimit. Deri në këtë moment, nuk kemi asnjë rast të tillë të evidentuar në shërbimet tona”,thuhet në përgjigjen e spitalit./Lajmi.net/