Humbje e turpit, Conte justifikohet: Kemi nëntë lojtarë të rinj…

Skuadra e Napolit pësoi humbje të thellë 6:2 ndaj PSV-së në ndeshjen e UEFA Champions League. Trajneri Antonio Conte pas ndeshjes gjeti disa justifikime në lidhje me këtë humbje të turpshme,. Ai fajin kryesor e lë të lojtarët e rinj, pra te ata që i transferoi gjatë afatit kalimtar të verës. “Të sjellësh nëntë lojtarë…

Sport

22/10/2025 09:29

Skuadra e Napolit pësoi humbje të thellë 6:2 ndaj PSV-së në ndeshjen e UEFA Champions League.

Trajneri Antonio Conte pas ndeshjes gjeti disa justifikime në lidhje me këtë humbje të turpshme,.

Ai fajin kryesor e lë të lojtarët e rinj, pra te ata që i transferoi gjatë afatit kalimtar të verës.

“Të sjellësh nëntë lojtarë të rinj në dhomën e zhveshjes nuk është e lehtë. Ky është niveli. Liga e Kampionëve e ofron këtë nivel. Kemi pak për të thënë, por shumë për të punuar.

“Ky vit do të jetë paksa i komplikuar, por s’duhet të dëshpërohemi.

“E hapëm afatin kalimtar sepse ishim të detyruar. U përpoqëm të sillnim lojtarë të rinj, duhet kohë dhe durim. Veteranët që arritën suksesin e vitit të kaluar, duhet të jenë të mirë në udhëheqjen e grupit”, u shpreh Conte.

Skuadra italiane në tri ndeshje, ka fituar vetëm një – dhe ka grumbulluar tri pikë.