Prokuroria Speciale mirëpret në takim përfaqësuesit e Carabinierëve italianë

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me prokurorët nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiare, Valdet Gashi, Fatos Ajvazi dhe Milot Krasniqi, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit e lartëq të Carabinierëve italianë nga Komanda Kundër Falsifikimit të Parave me seli në Romë, zGianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri. Sipas njoftimit është…

Lajme

21/10/2025 13:59

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, së bashku me prokurorët nga Departamenti për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiare, Valdet Gashi, Fatos Ajvazi dhe Milot Krasniqi, kanë pritur në takim pune përfaqësuesit e lartëq të Carabinierëve italianë nga Komanda Kundër Falsifikimit të Parave me seli në Romë, zGianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri.

Sipas njoftimit është bërë e ditur se takimi është zhvilluar në kuadër të programit “PERICLES”.

“Gjatë takimit, i cili është zhvilluar në kuadër të programit ‘PERICLES’ ,u diskutua për angazhimin e ndërsjellë për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kriminalitetit transnacional, në veçanti të veprave penale që lidhen me falsifikimin e parave në valutën euro”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kryeprokurori Blerim Isufaj shprehu mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që autoritetet italiane dhe Carabinierët në veçanti kanë ofruar për Prokurorinë Speciale.

Ndërsa nga ana tjetër,  Gianluca Vitagliano dhe Pierluigi Ferri ritheksuan rëndësinë e bashkëpunimit dhe përkushtimin për të mbështetur Prokurorinë Speciale në luftën kundër krimit financiar dhe korrupsionit.

Njoftimi i plotë: