Vjedhje në një çerdhe publike në ndërtim në Ferizaj – vidhen kolektorët e ujit
Në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është raportuar një rast vjedhjeje në një objekt publik – çerdhe për fëmijë që është ende në proces ndërtimi. Ankuesi, shtetas kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur kolektorët e ujit nga objekti, raporton lajmi.net Sipas informacioneve të Policisë, rasti është paraqitur gjatë ditës së sotme dhe…

Lajme
Në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj është raportuar një rast vjedhjeje në një objekt publik – çerdhe për fëmijë që është ende në proces ndërtimi.
Ankuesi, shtetas kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë vjedhur kolektorët e ujit nga objekti, raporton lajmi.net
Sipas informacioneve të Policisë, rasti është paraqitur gjatë ditës së sotme dhe menjëherë është informuar prokurori kompetent. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe rrethanave të ngjarjes./Lajmi.net/