Arrestohet i dyshuari në Prizren pasi i shkaktoi dhunë psikike babait- dëmtoi edhe zyrat në stacion policor
Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull të dyshimtë në Prizren, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policorë ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës.…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar një mashkull të dyshimtë në Prizren, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij.
Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
I dyshuari edhe në stacion policorë ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/