Vjedhje e rëndë në Shtime: Mërgimtari i la 24 mijë euro në banesën e tij, dje e vërejti se ato nuk janë
Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur në rrugën “14 dhjetori” në Shtime, në periudhën kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor, ndërsa nuk dihet një datë e saktë kur ka ndodhur rasti. Siç u raportua në polici, viktima që jeton dhe punon jashtë Kosovës, ka lënë në banesën e tij mbi 24…

Lajme
Një rast i rëndë i vjedhjes ka ndodhur në rrugën “14 dhjetori” në Shtime, në periudhën kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor, ndërsa nuk dihet një datë e saktë kur ka ndodhur rasti.
Siç u raportua në polici, viktima që jeton dhe punon jashtë Kosovës, ka lënë në banesën e tij mbi 24 mijë euro, ndërkaq më 19 tetor e ka vërejtur se paratë i mungonin, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Kanun Veseli.
“Policia në Shtime ka pranuar një raport lidhur me një rast të vjedhjes së rëndë që dyshohet të ketë ndodhur në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, në periudhën kohore nga data 22 gusht deri më 18 tetor 2025.Sipas ankuesit, mashkull kosovar-shqiptar, i cili jeton dhe punon jashtë vendi, në banesën e tij kishte lënë mbi 24000 euro. Më datën 19.10.2025, ai ka vërejtur se paratë mungonin”, tha Veseli.
Po ashtu u deklarua se në vendin e ngjarjes nuk janë vërejtur shenja të thyerjes, dëmtime apo gjurmë të tjera që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.
Në lidhje me rastin, njësiti e hetimeve rajonale është kyçur në hetime, është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme për zbardhjen e rastit.
Lajmi.net ka tentuar të ketë një përgjigje edhe nga Prokuroria në lidhje me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka pasur ndonjë deklarim./Lajmi.net/