FSK realizon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit tek Liqeni i Jezhnicës, gjendet trupi i pajetë i viktimës

Garda Kombëtare e FSK-së, ka angazhuar togun e Kërkim-Shpëtimit Malor në një operacion kërkim-shpëtimi tek Liqeni i Jezhnicës në Shtërpcë. Ky operacion është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale, shkruan lajmi.net. Misioni për tërheqjen e trupit të pajetë të një personi është tërhequr dhe i është dorëzuar autoriteteve për procedura të…

Lajme

20/10/2025 10:36

Garda Kombëtare e FSK-së, ka angazhuar togun e Kërkim-Shpëtimit Malor në një operacion kërkim-shpëtimi tek Liqeni i Jezhnicës në Shtërpcë.

Ky operacion është realizuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritet lokale, shkruan lajmi.net.

Misioni për tërheqjen e trupit të pajetë të një personi është tërhequr dhe i është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme.

“Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas marrjes së informacioneve nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka angazhuar togun e Kërkim Shpëtimit Malor në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale, ku me sukses ka përfunduar misionin sfidues tërheqjen e trupit të pajetë të një personi, afër Liqenit të Jezhnicës – Shterpcë, trupi i pajetë është dorëzuar autoriteteve për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e FSK-së. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i FSK-së: