Ryshfet me vota, arrestohet një burrë në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje të ryshfetit gjatë ditës së zgjedhjeve lokale më 12 tetor. I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia. “Graçanicë, Prishtinë 12.10.2025 – 18:05. Me 17.10.2025 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Graçanicë nën dyshimin për dhënie ose marrje të ryshfetit gjatë ditës së zgjedhjeve lokale më 12 tetor.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, tha policia.
“Graçanicë, Prishtinë 12.10.2025 – 18:05. Me 17.10.2025 lidhur me rastin është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.