Kandidati i VV-së për asamblist në Mitrovicë publikon foto me Arian Tahirin, e falënderon dhe i shpreh respekt
Pas përfundit të rundit të parë të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka nisur takime intensive me qytetarë dhe personalitete të shquara të jetës publike nga të cilët po merr mbështetje për rundin e balotazhit. Ai sonte ka pasur edhe një takim të veçantë, ku është pritur në vizitë nga…

Lajme
Pas përfundit të rundit të parë të zgjedhjeve, kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka nisur takime intensive me qytetarë dhe personalitete të shquara të jetës publike nga të cilët po merr mbështetje për rundin e balotazhit.
Ai sonte ka pasur edhe një takim të veçantë, ku është pritur në vizitë nga Arben Trepça, kandidat i VV-së për asamblist komunal në zgjedhjet e 12 tetorit.
Kandidati i LVV-së, Arben Trepça e ka falenderuar Arian Tahirin për vizitë, ku mbishkrimin në foto e ka përfunduar me fjalën respekt.
Kjo vizitë e tij te kandidati i VV-së vjen pak ditë pas fushatës zgjedhore, gjatë së cilës kandidati i VV-së për kryetar komune, Faton Peci ka marrë vazhdimisht kritika për arrogancë.