Dogana ndalon mbi 100 litra vaj ulliri të padeklaruar në Vërmicë
Dogana e Kosovës ka sekuestruar 110 litra vaj ulliri të padeklaruar, të vendosura në 22 bidona prej nga 5 litra secili. Sipas njoftimit, sot zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vërmicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të dytë. “Pasi personi përgjegjës kishte mohuar se kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit të detajuar…

Lajme
Dogana e Kosovës ka sekuestruar 110 litra vaj ulliri të padeklaruar, të vendosura në 22 bidona prej nga 5 litra secili.
Sipas njoftimit, sot zyrtarët doganorë në Pikën Kufitare Vërmicë kanë ndaluar një automjet për kontroll të dytë.
“Pasi personi përgjegjës kishte mohuar se kishte ndonjë gjë për të deklaruar, ndërsa gjatë kontrollit të detajuar në automjet janë gjetur 110 litra vaj ulliri të padeklaruar, të vendosura në 22 bidona prej nga 5 litra secili”, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se personi përgjegjës për mallrat e padeklaruara nuk posedonte faturë përkatëse, duke kryer kështu kundërvajtje doganore sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK-së).
Dogana e Kosovës rikujton qytetarët dhe udhëtarët se janë të obliguar të deklarojnë saktësisht çdo mall gjatë hyrjes në territorin e vendit. Mosdeklarimi përbën shkelje ligjore dhe sjell masa ndëshkuese.