“Kjo qasje oportuniste do t’ia sjellë fundin”, Ymeri: VV-ja nuk është më parti idealiste, e synon vetëm grabitjen e pushtetit

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka vlerësuar se kjo parti më nuk është idealiste. Duke e kritikuar qasjen e kësaj partie, ai ka thënë se partia e Albin Kurtit është shndërruar në parti opurtuniste. Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se ky oportunizëm i skajshëm do të ia sjell fundin VV-së. “Kjo qasje oportuniste…

Lajme

16/10/2025 08:52

Ish-kryetari i VV-së, Visar Ymeri, ka vlerësuar se kjo parti më nuk është idealiste.

Duke e kritikuar qasjen e kësaj partie, ai ka thënë se partia e Albin Kurtit është shndërruar në parti opurtuniste.

Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se ky oportunizëm i skajshëm do të ia sjell fundin VV-së.

“Kjo qasje oportuniste do të ia sjell fundin Vetëvendosjes e tillë çfarë është, sepse nuk është nis kështu, është nisë si idealiste tash është shndërruar në një farë oportunizmi të skajshëm që përdorin çfarëdo mjeti të mundësh e përlamje të mundshme për me këqyr e me grabitë një copë pushtet”, ka thënë ai.

Analisti Ymeri ka vlerësuar se kjo qasje nuk është në mirë të qytetarëve.

“Qikjo mënyrë e tentimit të grabitjes së një copë pushteti nuk bëhet për të mirën e qytetarëve, se për të mirën e tyre del iu kallëzon çfarë do të bësh për Mitrovicë”, ka thënë Ymeri.