Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri gjerman: Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph, nga i cili pranoi letrat kredenciale në një ceremoni zyrtare në Presidencë. Gjatë takimit, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij diplomatike në Kosovë, raporton lajmi.net Ajo theksoi…

Lajme
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph, nga i cili pranoi letrat kredenciale në një ceremoni zyrtare në Presidencë.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe i dëshiroi suksese në detyrën e tij diplomatike në Kosovë, raporton lajmi.net
Ajo theksoi rëndësinë strategjike të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që Berlini zyrtar i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe afirmimit ndërkombëtar.
“Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës dhe një mbështetëse e palëkundur në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO,” u shpreh Presidentja Osmani.
Postimi i plotë:
Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë, Rainer Rudolph.
Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Rudolph mirëseardhje dhe suksese në angazhimin e tij diplomatik në Kosovë, duke shprehur mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e pandërprerë të Gjermanisë në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës ndërkombëtare të vendit tonë.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi se Gjermania ka qenë dhe mbetet një aleate e fuqishme e Kosovës dhe një mbështetëse e palëkundur në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, si dhe kontributi i çmuar i mërgatës sonë në Gjermani, e cila përmes angazhimit dhe investimeve të saj po forcon lidhjet mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Presidentja Osmani shprehu bindjen se partneriteti i ngushtë ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë gjatë mandatit të ambasadorit./Lajmi.net/