“Drejtësi për ish – krerët UÇK-së”, dardanët mbështesin protestën në Tiranë

Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, ka shprehur mbështetjen e plotë dhe unanime për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, të thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së. Në njoftimin e tyre, Dardanët theksojnë se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe…

Sport

15/10/2025 10:22

Grupi i tifozëve të Kosovës, “Dardanët”, ka shprehur mbështetjen e plotë dhe unanime për protestën gjithëkombëtare që do të mbahet në Tiranë, të premten, më 17 tetor, në orën 17:00, të thirrur nga kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së.

Në njoftimin e tyre, Dardanët theksojnë se kjo protestë është një thirrje për drejtësi dhe lirimin sa më të shpejtë të krerëve të UÇK-së, duke e konsideruar të padrejtë barazimin e tyre me “kriminelët shovinistë serbë”.

“Duam drejtësi dhe jo barazi farse me kriminelët shovinistë serbë. Të bashkuar në emër të mbrojtjes së vlerave të përbashkëta, për ta përçuar kështu edhe një mesazh të fuqishëm nga kryeqyteti shqiptar se UÇK-ja nuk kreu krime lufte e kështu as pjesëtarët apo udhëheqësit e saj. Adresa e krimeve është vetëm Beogradi famëkeq,” thuhet në deklaratën e grupit.

Protesta e së premtes pritet të mbledhë qytetarë nga mbarë trojet shqiptare, në shenjë solidariteti me ish-udhëheqësit e UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë.