Presidentja e Komisionit Evropian nuk shkon në zyrën e Kurtit, e takon në Kuvend
Sot, në Kosovë do të vjen Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo do të realizoj takime me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti. Takimi me Kurtin nuk do të mbahet në zyrën e Kryeministrit por në Kuvendin e Kosovës, kjo pasi nga BE kanë…

Lajme
Sot, në Kosovë do të vjen Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo do të realizoj takime me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Takimi me Kurtin nuk do të mbahet në zyrën e Kryeministrit por në Kuvendin e Kosovës, kjo pasi nga BE kanë njoftuar se nuk takohen me Kurtin, në cilësinë e kryeministrit, pas vendimit të Gjykatës Supreme.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takon Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian. VENDI: Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, salla C301 KOHA: 14:05″, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.
Në gusht të këtij viti, Albin Kurti është kritikuar nga BE-ja për mosrespektimin e vendimit të Gjykatës Supreme, i cili ka vlerësuar se dikush që është zgjedhur deputet nuk mund të ushtrojnë edhe poste ekzekutive.
Përmes një letre, shefat e misioneve të BE-së i kishin treguar Kurtit së më nuk do t`i shkojnë në zyre të kryeministrit.
“Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga Shtetet Anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me Kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, është thënë në letër. /Lajmi.net.