Policia njofton për masa të përkohshme të trafikut gjatë vizitës së Von der Leyen në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qëndron sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Me rastin e kësaj vizite të rëndësishme, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë gjithë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit evropian në vend,…

Lajme

15/10/2025 09:14

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, qëndron sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Me rastin e kësaj vizite të rëndësishme, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të angazhohet për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë gjithë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit evropian në vend, transmeton lajmi.net.

Për të mundësuar lëvizjen e lirë të eskortës sipas itinerarit dhe për zhvillimin normal të aktiviteteve të planifikuara në agjendë, Policia do të ndërmarrë masa të përkohshme në rrugët e kryeqytetit dhe të tjera segmente rrugore përkatëse. Këto masa përfshijnë ndërprerje të shkurtëra të trafikut dhe riorientim të automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik për mirëkuptim dhe bashkëpunim gjatë kohës së realizimit të vizitës zyrtare.

Komunikata e plotë:

Njoftim për vizitën e presidentes së Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen

Prishtinë, 15 tetor 2025

Sot, më 15.10.2025, në Republikën e Kosovës, do të qëndrojë për vizitë zyrtare presidentja e Komisionit Evropian znj. Ursula von der Leyen.

Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite, e cila realizohet në Republikën e Kosovës, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./lajmi.net/