Edi Rama do të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare më 17 tetor në Tiranë, në mbështetje të çlirimtarëve në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë i pranishëm në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, transmeton lajmi.net. Sipas Gucatit, përveç Ramës, në…

Lajme

14/10/2025 14:17

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të jetë i pranishëm në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor në Tiranë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë një konference për media të mbajtur të hënën, transmeton lajmi.net.

Sipas Gucatit, përveç Ramës, në protestë do të mbajnë fjalë edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, si dhe lideri i BDI-së nga Maqedonia e Veriut, Ali Ahmeti.

Protesta është paralajmëruar si një tubim gjithëkombëtar në përkrahje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me drejtësinë në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Për të marrë pjesë në këtë protestë, nga Kosova drejt Tiranës pritet të nisen 60 autobusë me qytetarë, veteranë dhe përkrahës të UÇK-së./lajmi.net./