Musliu: Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë
Agim Musliu nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka vënë në pah rënien e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë. Musliu ka shpalosur rezultatet e Listës Serbe më 2021 dhe 2025, e pa çka thekson se Lista Serbe ka bërë gjithçka, vetëm e vetëm të përkeqësoj jetën e komunitetit serbë në Kosovës, për…

Lajme
Agim Musliu nga Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus”, ka vënë në pah rënien e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë.
Musliu ka shpalosur rezultatet e Listës Serbe më 2021 dhe 2025, e pa çka thekson se Lista Serbe ka bërë gjithçka, vetëm e vetëm të përkeqësoj jetën e komunitetit serbë në Kosovës, për të cilin komunitet ajo pretendon se e përfaqëson.
Kështu, ai potencon që tashmë Lista Serbe ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin serb në Republikën e Kosovës.
“Rënia e legjitimitetit të Listës Serbe në Kosovë. Ka një rënie të theksuar të mbështetjes për Listën Serbe në zgjedhjet e fundit lokale dhe kjo shprehet më së miri nga të dhënat e tabelës më poshtë. Si instrument i Beogradit për të instrumentalizuar pakicën serbe në Kosovë, Lista Serbe ka bërë gjithçka për të përkeqësuar jetën e komunitetit që ajo gjoja përfaqëson. Që nga detyrimi i serbëve lokalë për të zbatuar urdhrat e Beogradit për të braktisur institucionet e Kosovës e deri te frikësimi e shantazhimi i tyre, Lista Serbe e ka humbur legjitimitetin për të përfaqësuar komunitetin pakicë serb në Kosovë”, ka shkruar Musliu në rrjetin e tij social në Facebook.