Si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore në Suedi duke e “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë. Dardanët i kanë 7 pikë, tri më pak se liderja Zvicra. E realisht, pozita e dytë është më e kapshme dhe më e logjikshme për ekipin e Franco Fodës. Por, si mund të shkojë Kosova në…

Sport

14/10/2025 11:17

Kombëtarja e Kosovës e regjistroi mbrëmë një fitore madhështore në Suedi duke e “gozhduar” pozitën e dytë në tabelë.

Dardanët i kanë 7 pikë, tri më pak se liderja Zvicra.

E realisht, pozita e dytë është më e kapshme dhe më e logjikshme për ekipin e Franco Fodës.

Por, si mund të shkojë Kosova në Botëror përmes “play-off”-it?

Në fazën e grupeve, 12 skuadrat që përfundojnë në vendin e dytë kualifikohen në barazh, në këtë rast edhe ekipi i jonë kombëtar.

Përveç këtyre 12 Kombëtareve, 4 skuadra shtesë do të zgjidhen nga ato që kanë qenë fitues grupesh në UEFA Nations League 2024/25, por që nuk arritën të përfundojnë në vendin e parë apo të dytë në grupin e kualifikimeve.

Këto 16 skuadra (12 vendet e dyta + 4 nga Liga e Kombeve) do të ndahen në 4 rrugë në play-off, secila rrugë me nga 4 skuadra.

Në çdo rrugë të barazhit do të luhen nga dy raunde (nga një ndeshje): gjysmëfinale dhe finale.

Fituesi i finales në atë rrugë do ta presë biletën për në Botëror.

Pra, nga çdo rrugë e “play-off”-it në Botëror shkon nga një Kombëtare dhe në total 4 ekipe do të kualifikohen përmes “play-off”-it nga Evropa.