Policia në kryeqytet shton kontrollin në komunikacion, shqiptoi 316 gjoba së fundmi

Policia e Rajonit të Prishtinës tha se ka shtuar kontrollin në komunikacionin rrugor, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve. Në kuadër të këtyre angazhimeve, policia njoftoi se gjatë periudhës kohore 06.10.2025 – 14.10.2025, zyrtarët policorë të angazhuar në planet operative kanë shqiptuar gjithsej 316 gjoba për kundërvajtje…

Lajme

14/10/2025 10:39

Policia e Rajonit të Prishtinës tha se ka shtuar kontrollin në komunikacionin rrugor, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, policia njoftoi se gjatë periudhës kohore 06.10.2025 – 14.10.2025, zyrtarët policorë të angazhuar në planet operative kanë shqiptuar gjithsej 316 gjoba për kundërvajtje të ndryshme që lidhen me mosrespektimin e rregullave të komunikacionit rrugor, si dhe kanë konfiskuar 15 patentë-shoferë.

Kundërvajtjet më të shpeshta të evidentuara:

• Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit – 72 gjoba

• Xhama të errët (vendosja e folies apo materialeve tjera të paautorizuara) – 31 gjoba

• Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes – 13 gjoba

• Si dhe shkelje të tjera të rregullave të komunikacionit

“Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, në mënyrë që së bashku të kontribuojmë për një mjedis më të sigurt rrugor. Angazhimet e Policisë së Rajonit të Prishtinës për sigurinë dhe disiplinën në trafik do të vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe rajonit”, tha policia.