Në ditët e fundit si kryetar, Lulzim Hetemi shpall konkurs për 12 vende të punës në Leposaviq
12 vende të reja të punës i ka hapur Kryetari në largim i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi. Hetemi njoftoi se 12 vende të reja të punës janë hapur në pozita të ndryshme në komunë. Pak ditë para largimit, Hetemi njoftimin e bëri përmes Facebook-ut. Kryetari në largim në zgjedhjet e 12 tetorit arriti që…

Lajme
12 vende të reja të punës i ka hapur Kryetari në largim i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi.
Hetemi njoftoi se 12 vende të reja të punës janë hapur në pozita të ndryshme në komunë.
Pak ditë para largimit, Hetemi njoftimin e bëri përmes Facebook-ut.
Kryetari në largim në zgjedhjet e 12 tetorit arriti që të marrë vetëm 34 vota, apo 1.00% të votave.
Kjo komunë sikurse edhe 8 komuna të tjera të veriut do të drejtohet më pas nga Lista Serbe, saktësisht nga kandidati Zoran Todiq./Lajmi.net/