Celibashi uron Radoniqin për zgjedhjet e suksesshme në Kosovë: Forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka uruar kreun e KQZ-së në Kosovë, Kreshnik Radoniqi për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme. Celibashi, gjithashtu ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe…

Lajme

13/10/2025 13:56

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka uruar kreun e KQZ-së në Kosovë, Kreshnik Radoniqi për administrimin profesional, transparent dhe të paanshëm të zgjedhjeve vendore të djeshme.

Celibashi, gjithashtu ka uruar partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe qytetarët e Kosovës për kontributin e tyre në një proces zgjedhor të qetë dhe demokratik, i cili forcon besimin publik dhe vlerat evropiane të demokracisë.