Haradinaj uron Ramosajn për fitoren në Deçan: Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Bashkim Ramosajn për fitoren në Deçan. Ai ka thënë se Deçani është i pakontestueshëm për fitoren e AAK-së dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar. “E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka…

Lajme

13/10/2025 13:51

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar Bashkim Ramosajn për fitoren në Deçan.

Ai ka thënë se Deçani është i pakontestueshëm për fitoren e AAK-së dhe për vazhdimin e qeverisjes së Bashkim Ramosajt edhe për një mandat tjetër katërvjeçar.

“E urova kryetarin Ramosaj për këtë fitore të merituar dhe për punën e palodhshme që ka bërë për Deçanin. Nga sot, puna vazhdon me të njëjtin përkushtim dhe energji”, ka njoftuar Haradinaj. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: