Mitrovica dhe Prishtina në balotazh: Dallim shumë i madh i përqindjeve për kryetar të komunave mes atyre për Kuvende Komunale
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimit në pothuajse të gjitha qendrat e votimit në dy komuna të mëdha në vend, e të cilat janë edhe shumë të rëndësishme. Prishtina dhe Mitrovica, që të dyja do të garojnë përsëri në balotazh më 9 nëntor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Në Prishtinë, në…

Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votimit në pothuajse të gjitha qendrat e votimit në dy komuna të mëdha në vend, e të cilat janë edhe shumë të rëndësishme.
Prishtina dhe Mitrovica, që të dyja do të garojnë përsëri në balotazh më 9 nëntor për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit.
Në Prishtinë, në garë kanë mbetur LDK dhe kandidati i tyre, Përparim Rama si dhe VV dhe kandidati Hajrulla Çeku.
Përparim Rama ka marrë 33,76% të votave ndërsa Hajrulla Çeku 33,05%, shkruan lajmi.net. Por, një diferencë shumë e madhe është në votat për Kuvend Komunal.
Në fletëvotimin për Kuvend Komunal, PDK me bartës të listës Uran Ismailin është zgjedhur më shumë se VV me bartëse të listës Mrika Limani Myrtaj.
Për në Kuvend Komunal, LDK zë numrin më të madh të ulëseve me 29,98%, pastaj PDK me 22,58%, VV me 21,56%, AAK me 9,97%, Lidhja e Prishtinës me 7,37% dhe Besa Shahini me 2,64%.
Në Mitrovicë, si për kryetar ashtu edhe për Kuvend Komunal, PDK është e para dhe VV e dyta.
PDK është votuar më së shumti për Kuvend Komunal me 40,43%, pastaj VV me bartës liste Armend Begun 22,67%, pastaj Guxo me bartëse liste Afërdita Hajrizin me 12,89%, LDK me Safet Kamberin me 11,94%, AKR me Gjergj Bekën me 3,63% si dhe Forca e Diasporës me bartës liste Jeton Ujkanin me 1,93%.
Zgjedhjet si në Mitrovicë edhe në Prishtinë kanë sjell rezultat shumë të afërt mes dy partive të para. /Lajmi.net/