Haradinaj shkon në Klinë, uron Elezajn për fitoren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Klinë për të uruar Zenun Elezajn për fitoren. Ai ka thënë se Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën, shkruan lajmi.net. “Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv.…

Lajme

13/10/2025 12:19

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkuar sot në Klinë për të uruar Zenun Elezajn për fitoren.

Ai ka thënë se Elezaj është vlerë e shtuar për Klinën, shkruan lajmi.net.

“Ai ka rreth vetes njerëz profesionistë e me vlera, që çdo ditë bëjnë më të mirën për qytetarët, si në Asamble, ashtu edhe në ekzekutiv. Jam krenar për rezultatin dhe i sigurt se pas pak ditësh, Klina do ta konfirmojë fitoren e Aleancës.”, ka shkruar Haradinaj.

Zenun Elezaj ka dal i pari në këtë komunë me 48.04% të votave, por që garën do ta vazhdoj në balotazh me kandidatin e PDK-së për kryetar, Sokol Bashotën i cili ka marrë 35,98% të votave. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i Haradinajt: