Maliqi: EXIT Pollet dështojnë shpesh edhe në vendet më demokratike – Kurti po shfrytëzon rastin për të vazhduar luftën kundër mediave kritike

Analisti Agon Maliqi, ka shkruar në lidhje me rezultatin që doli në Komunën e Mitrovicën, e që pati një dallim të madh me atë që rezultoi nga tri EXIT Polle. Ai ka thënë se EXIT Pollet dështojnë shpesh edhe në vendet më demokratike, derisa ka treguar edhe pse mund të ndodh, shkruan lajmi.net. “Kjo mund…

Lajme

13/10/2025 11:49

Analisti Agon Maliqi, ka shkruar në lidhje me rezultatin që doli në Komunën e Mitrovicën, e që pati një dallim të madh me atë që rezultoi nga tri EXIT Polle.

Ai ka thënë se EXIT Pollet dështojnë shpesh edhe në vendet më demokratike, derisa ka treguar edhe pse mund të ndodh, shkruan lajmi.net.

“Kjo mund te ndodh ne kontekstin e ndonjë presioni ndaj votuesve (turp apo frike) për ta shprehur publikisht preferencën. Fakti se kanë gabuar të gjitha kompanitë në Mitrovicë dhe se kanë qenë pak a shumë të sakta në komunat e tjera tregon se te kjo garë mund të ketë ka pasur një problem me sinqeritetin e respondentëve apo edhe me kontrollin e cilësisë së anketimit, i cili duhet të analizohet|”, ka shkruar Maliqi.

Ai ka thënë se mjafton një përqindje fare e vogël e respondentëve që të mos përgjigjen sinqerisht apo që të refuzojnë të përgjigjen, që rezultati të vijoj dramatikisht.

“Nëse vetëm 4% të respondentëve e thonë të kundërtën e asaj që kane votuar në një gare me dy kandidate, dallimi ne rezultat nuk është 4% por 8%, sepse i shtohen njërit dhe i hiqen tjetrit. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia qe kompanive t’u jene infiltruar militante që i kane futur te dhënat gabim dhe se kemi te bëjmë me mungese te kontrollit te cilësisë”, ka shtuar Maliqi.

Ai ka thënë se EXIT Pollet nuk kanë kurrfarë ndikimi në rezultat, por që sipas tij janë thjeshtë produkte mediatike që shërbejnë për ta shuar më shpejtë kurreshtjen e publikut.

“Sherbejne shpesh edhe pozitivisht per te identifikuar mundesine e manipulimit te votave. Nga gabimet e Exit Polls me se shumti ne fakt humbin vete mediat dhe kompanite e kontraktuara te cilat e paguajne koston e reputacionit. Perpjekja e Kurtit per t’i paraqitur exit polls dhe mediat si me synime kriminale eshte thjesht perpjekje per ta shfrytezuar rastin dhe per ta vazhduar luften e tij sistematike kunder mediave kritike”, ka shkruar Maliqi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: