Kurti përgjigjet se me kë do e fitoj më lehtë balotazhin- me Hajrullah Çekun në Prishtinë, apo me Faton Pecin në Mitrovicë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar sot para mediave në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale dje në Kosovë. Kurti ndër të tjerash falënderoi qytetarët duke thënë se kanë treguar maturi si dhe institucionet i organizuan mirë këto zgjedhje. Po ashtu Kurti tha se Vetëvendosje është rritur e ka fituar edhe në zgjedhje.…

Lajme

13/10/2025 10:52

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është deklaruar sot para mediave në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve lokale dje në Kosovë.

Kurti ndër të tjerash falënderoi qytetarët duke thënë se kanë treguar maturi si dhe institucionet i organizuan mirë këto zgjedhje.

Po ashtu Kurti tha se Vetëvendosje është rritur e ka fituar edhe në zgjedhje.

Ai deklaroi se përpos që fitoi në Kamenicë, Podujevë e në Shtime- pritet që ta fitojë edhe Gjilanin.

Po ashtu Kurti theksoi do të fitojnë edhe në 12 komunat në balotazh.

Por çfarë do të ndodhë në Komunën e Prishtinës e atë të Mitrovicës- apo dy zonat ma dramatike dje.

I pyetur nga gazetarja e lajmit, se ku mendon se do të fitojnë më lehtë, me kandidatin Hajrullah Çeku në Prishtinë apo me Faton Pecin në Mitrovicë të jugut, Kurti u tregua modest duke i vlerësuar të dy kandidatët.

Ai deklaroi se do të fitojnë në të dyja komunat.

“Edhe në Prishtinë edhe në Mitrovicë dhe jo vetëm. Kudo që garojmë do të synojmë të fitojmë dhe jemi përplot besim që balotazhi do të shënojë edhe një ngritje të radhës së Vetëvendosjes në nivelin lokal”,tha Kurti.

Ndryshe Komuna e Mitrovicës do të shkojë në balotazh më 9 nëntor.

Gara në këtë komunë tanimë është fokusuar në mes kandidatit të Vetëvendosjes Faton Peci dhe Arian Tahirit të PDK-së, me një diferencë tepër të vogël.

Peci ka 15.340 vota kurse Tahiri 15.368 vota- pa llogaritur këto ato nga diaspora dhe votat me kusht./lajmi.net/

Kurti: VV-ja është rritur, do e fitojmë edhe Gjilanin e komunat ku jemi në balotazh- ftoj Prokurorinë ta hetojë atë çka ndodhi dje me exit-pollet