120 euro për një votë në Prizren- policia shoqëron në stacion policor dy persona

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj në Prizren, njëri në cilësinë e dhënësit e tjetri të marrësit të një shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti u regjistrua si “dhënie…

Lajme

13/10/2025 09:41

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj në Prizren, njëri në cilësinë e dhënësit e tjetri të marrësit të një shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti u regjistrua si “dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin”./Lajmi.net/