Përleshje mes tre personave në Drenas, arrestohen dy persona ndërsa një tjetër është në arrati
Pas një mosmarrëveshje në komunikacion, dje në Drenas ka ndodhur një përleshje mes tre personave. Dy nga ta janë arrestuar ndërsa një tjetër gjendet në arrati, shkruan lajmi.net. Policia ka njoftuar se në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe sopatë, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet…

Lajme
Pas një mosmarrëveshje në komunikacion, dje në Drenas ka ndodhur një përleshje mes tre personave.
Dy nga ta janë arrestuar ndërsa një tjetër gjendet në arrati, shkruan lajmi.net.
Policia ka njoftuar se në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe sopatë, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se i dyshuari që është në arrati kishte shtënë përderisa ishte në veturë.
Dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Gllogoc / 12.10.2025 – 14:36. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri tek një përleshje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë. Dy nga të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa njëri gjendet në arrati. Në njërën veturë janë gjetur dhe sekuestruar një shufër metali dhe sopate, ndërsa në veturën tjetër është gjetur një gëzhojë e cila dyshohet se nje I dyshuar qe gjendet në arrati kishte shtënë përderisa ishte në veturë. Me vendim të prokurorit të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/