KQZ: Deri në ora 19:00 votuan 39.07% të votuesve, në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i votave
Në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet komunale në Kosovë. Pas këtij procesi, në një konferencë për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka falënderuar institucionet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë. “Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi pranuar nga rreth 95% të vendvotimeve,…

Lajme
Në ora 19:00 ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet komunale në Kosovë.
Pas këtij procesi, në një konferencë për media, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka falënderuar institucionet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, si Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë.
“Duke u mbështetur në të dhënat preliminare që kemi pranuar nga rreth 95% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në ora 19:00 është 791 mijë e 123 votues apo 39.07% nga 2 milionë 25 mijë e 105 votues. Deri në mbyllje të vendvotimeve në zgjedhjet lokale të 2021, nga 95% të vendvotimeve ishin votuar 43% të votuesve”, ka thënë Radoniqi.
Ai ka njoftuar se në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i votave,
“Aktualisht në shumë prej vendvotimeve ka filluar numërimi i votave, ky është një hap kyç në përmbylljen e ditës së zgjedhjeve dhe zhvillohet sipas procedurave të përcaktuara me ligj. Procesi i numërimit zhvillohet në dy etapa, numërohen votat për kandidatët për kryetarë ndërsa më pas do të vazhdohet për subjektet politike që garuan për kuvendet komunale”, ka thënë Radoniqi. /Lajmi.net/