Exit Polli i UBO Consulting: Ilir Ferati fiton pa balotazh në Istog me 64.6%
Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale. Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite. Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në…

Lajme
Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale.
Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite.
Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në RTV Dukagjini, Istogu fitohet nga LDK, dhe kandidati për kryetar Ilir Ferati.
Rezultatet:
Ilir Ferati – LDK: 64.6%
Ali Nimanaj – PDK: 19.6 %
Astrit Bujupaj – VV: 9.7%
Ukë Blakaj – AK: 6.1%