Kapet duke fotografuar votën një person në Deçan, izolohet i njëjti
Në Deçan, procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe qytetarët po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. Megjithatë, një rast i parregullsisë është raportuar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, të këtij qyteti. Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Qazim Maloku, një person është kapur duke fotografuar votën dhe është izoluar menjëherë. “Parregullsi të mëdha…

Lajme
Në Deçan, procesi i votimit po zhvillohet qetë dhe qytetarët po shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Megjithatë, një rast i parregullsisë është raportuar në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, të këtij qyteti.
Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Qazim Maloku, një person është kapur duke fotografuar votën dhe është izoluar menjëherë.
“Parregullsi të mëdha nuk ka pasur, por një rast është procesuar nga Prokuroria, bëhet fjalë për fotografimin e një vote. Personi është izoluar, ndërsa për keqpërdorim ose presion brenda shkollës nuk kemi pasur diçka të tillë’, tha Maloku për Klan Kosova.