Incident në Shtime: Një person shpallet në kërkim pasi e kërcënoj kryesuesin e një vendvotimi

Një incident ka ndodhur në Shtime që po trajtohet nga policia. Në shkollën ‘’Naim Frashëri’’, një person ka hyrë në dhomën ku po votohej dhe e ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit, transmeton lajmi.net. Këtë rast e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. I dyshuari me inicialet B. V.,…

Lajme

12/10/2025 17:47

Një incident ka ndodhur në Shtime që po trajtohet nga policia.

Në shkollën ‘’Naim Frashëri’’, një person ka hyrë në dhomën ku po votohej dhe e ka kërcënuar kryesuesin e vendvotimit, transmeton lajmi.net.

Këtë rast e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

I dyshuari me inicialet B. V., është identifikuar dhe për të kanë filluar hetimet dhe kërkimet.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar për “Pengim në procesin e votimit”, ndërsa B. V. është shpallur në kërkim policor.

”Sot, rreth orës 15:40 në shkollën “Naim Frashëri” në Shtime është raportuar se një person ka hyrë në dhomën e votimit dhe dyshohet për kanosje ndaj kryesuesit të vendvotimit. I dyshuari është identifikuar si B. V. Hetuesit rajonalë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë zhvilluar hetimet për palët e përfshira dhe me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar ” Pengim në procesin e votimit” ndaj B.V., i cili është në kërkim policor”./lajmi.net/