EXIT Polli i Ubo Consulting: PDK fiton pa balotazh në Mitrovicë me 55.9%

Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale. Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite. Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në…

Lajme

12/10/2025 19:05

Sot, në të gjitha Komunat e Kosovës, nga ora 07:00 në mëngjes e deri në 19:00 janë mbajtur zgjedhjet lokale.

Gjatë këtyre 12 orëve, qytetarët e të gjitha komunave të Kosovës kanë dal që të zgjedhin kryetarin e tyre për katër vite.

Bazuar në EXIT Pollin e realizuar nga Ubo Consulting që është transmetuar në RTV Dukagjini, Mitrovica fitohet nga PDK, dhe kandidati për kryetar Arian Tahiri.

Ky është rezultati:

Arian Tahiri – PDK: 55.9%

Faton Peci- VV: 39.7%

Gëzim Plakolli – LDK: 4.4%