​Rritet fluksi i votuesve në qendrën e votimit “Ismail Luma” në Lipjan

Drejtori i shkollës “Ismail Luma” në Lipjan, Driton Sadiku, ka treguar mbarëvajtjen e procesit të votimit deri në orën 16:00. Ai ka treguar shifrat e daljes së qytetarëve në këtë qendër votimi me numër 1301 dhe se shqetësim i vetëm ka qenë ndryshimi i vendvotimeve për qytetarët nga KQZ-ja. “Përgatitjet kanë filluar me kohë, qendra…

Lajme

12/10/2025 17:01

Drejtori i shkollës “Ismail Luma” në Lipjan, Driton Sadiku, ka treguar mbarëvajtjen e procesit të votimit deri në orën 16:00.

Ai ka treguar shifrat e daljes së qytetarëve në këtë qendër votimi me numër 1301 dhe se shqetësim i vetëm ka qenë ndryshimi i vendvotimeve për qytetarët nga KQZ-ja.

“Përgatitjet kanë filluar me kohë, qendra është hapur me kohë dhe rrjedha e votimit ka qenë e rregullt. Ka shumë votues. Nuk kemi pasur probleme të theksuara. Shqetësimi i vetëm te votuesit ka qenë ndërrimi i vendvotimit që është bërë nga KQZ-ja pa paralajmërim dhe nuk ka ndryshuar vendbanimi dhe ata nuk kanë pasur informatat e duhura. Është një numër i mirë dhe po rritet fluksi i qytetarëve që dëshirojnë ta kryejnë obligimin e tyre qytetar… Deri në ora 16:00 kanë qenë 2842 votues, por presin që ky numër të arrijë deri në 3600 votues,” ka thënë Sadiku