Musliu: Vuçiq po ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Aleksandër Vuçiq po ndërhynë në zgjedhjet demokratike të Kosovës duke provokuar e kështu duke shkarkuar mllefin e humbjes nga kombëtarja e Shqipërisë në Serbi. “Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë. Aleksandar Vuçiq shpërndan propagandë dhe gënjeshtra mbi procesin zgjedhor në Kosovë duke shënuar kështu ndërhyrje në…

Lajme

12/10/2025 16:56

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se Aleksandër Vuçiq po ndërhynë në zgjedhjet demokratike të Kosovës duke provokuar e kështu duke shkarkuar mllefin e humbjes nga kombëtarja e Shqipërisë në Serbi.

“Vuçiq ndërhyn në zgjedhjet lokale në Kosovë. Aleksandar Vuçiq shpërndan propagandë dhe gënjeshtra mbi procesin zgjedhor në Kosovë duke shënuar kështu ndërhyrje në një proces të lirë e demokratik zgjedhor në një shtet sovran.  Ai po përdor këtë provokim pjesërisht për ta shkarkuar mllefin mbi humbjen e mbrëmshme në futboll të Serbisë prej Shqipërisë, dhe pjesërisht për të tentuar të diskreditojë rregullsinë e zgjedhjeve në rast se gjërat për Listën Serbe nuk shkojnë si duhet”.

“Deklaratat e Vuçiq përputhen plotësisht me narracionin e mediave ruse si RT Balkan duke potencuar “nervozizmin e shqiptareve për shkak te pjesëmarrjes se lartë te serbëve”, me qëllim krijimin e përshtypjeve qe ka tensione mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka shkruar Musliu.